Milan në këtë sezon e ka gjetur sërish veten pas shumë viteve, në garën për titullin kampion. Madje, kuqezinjtë kryesojnë renditjen dhe në merkaton e janarit po kërkojnë elementët e duhur për të përmirësuar organikën e trajnerit Stefano Pioli.
Një pozicion që kuqezinjtë duhet ta mbulojnë më mirë është ai i sulmuesit qëndror. Adapt për atë rol është vetëm Zllatan Ibrahimoviç, e sigurisht me moshën që ka suedezi atëherë nevojitet një zëvendësues për të.
Së fundmi, te Milani ka dalë në skenë emri i Mario Mandzukiç. Një tjetër lojtar me shumë eksperiencë që Milani kërkon t’ia shtojë grupit të ri që ka, mirëpo “Djalli” ka vetëm një dyshim.
Gjendja atletike e kroatit, i cili në vitin e fundit ka luajtur pak dhe kjo ka ndikuar me siguri në gjendjen aktuale. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse drejtuesit do t’i besojnë Mandzukiç.