Florentino Perez akuzoi La Ligën disa javë më parë se nuk tregohet e drejtë me pamjet që transmeton në lidhje me Realin e Madridit dhe koha duket sikur i dha të drejtë.
Në gjysmëfinalen e Superkupës kundër Bilbaos pati një rast të diskutueshëm në fundin e ndeshjes, ku madrilenët pretenduan për një prekje të topit me dorë nga ana e Unai Nunjez. Por ky rast nuk u transmetua nga media dhe krijoi shumë polemika. Ditën e djeshme “Movistar +” u publikoi të gjitha pamjet për rastin në minutën e 95-të.
Nuk kuptohet qartë nëse ka pasur një prekje të topit me dorë nga ana e Nunjezit. Ditën e djeshme foli për këtë çështje presidenti i federatës Rubiales. Ai tha se duhet të kërkojë falje për teleshikuesit për këtë gabim.
“Është një rast i çuditshëm dhe nuk i di arsyet pse nuk u publikua për teleshikuesit. Dua t’ju kërkoj falje”, tha Luis Rubiales.