A&N nuk po ndalet as në takimet miqësore.
Prizrenasit e drejtuar nga Megzon Visoka kanë shënuar edhe fitoren e radhës.
Sot ata fituan me rezultat 3-0 ndaj Ramiz Sadikut.
Hasan Hyseni realizoi një gol, teksa dygolësh shënoi Lekë Pozhegu.
Qysh nga mesi i nëntorit kur Visoka ka marrë timonin e skuadrës, A&N ka shënuar vetëm fitore dhe nuk njeh as barazim e as humbje.