Amadou Diawara e nisi shumë mirë aventurën te Roma, por një lëndim që e mbajti disa javë jashtë fushave ka bërë që lojtari ta humb ritmin.
Mesfushori nga Guinea edicionin e kaluar ishte titullar i padiskutueshëm, derisa këtë vit ka humbur vendin në formacionin bazë.
Roma po mendon shitjen e lojtarit qysh në afatin kalimtar të janarit, pasi për të kanë ardhur dy oferta.
Hellas Verona dhe Fenerbahce janë dy klubet që kanë shprehur interesim për transferimin e lojtarit.
Në garë për shërbimet e tij mbetet edhe skuadra e madhe angleze Tottenham Hotspur.
23-vjeçari në afatin kalimtar të verës u kërkua me ngulm nga Milan dhe Arsenal, por ishte Roma që refuzoi ofertat e dy gjigantëve evropian.
Giallorosët tani janë të gatshëm ta shesin lojtarin nëse vije ndonjë ofertë rreth 20 milionë euro.