UEFA ka shpalosur ekipin e vitit, në bazë të votave të mara në anketën e realizuar në sitin zyrtare të Shtëpisë së Futbollit në Evropë.
Në mesin e 11 futbollistëve, dominojnë futbollistët e skuadrës kampione të Evropës, Bajern Munihut.
Pesë futbollist të skuadrës bavareze u zgjodhën në ekipin e vitit dhe në portë është Manuel Nojer, në mbrojtje qëndrojnë Alfonso Dejvis dhe Xhoshua Kimih, para mesfushorit Tiago Alkantara dhe sulmuesit Robert Levandovski.
Gjashtë futbollist të tjerë, vijnë nga ekipet e tjera.
Në mbrojtje janë reshtuar Virxhil Van Dajk dhe Serhio Ramos, ndërsa në mesfushë është Kevin De Brujne, pas treshës së sulmit të drejtuar nga Mesi, Nejmar dhe Kristiano Ronaldo, në formacionin 4-3-3.