Uebsajte të ndryshme dhe gazetarë që kanë rrjetet e tyre sociale kanë nisur të bëjnë sondazhe në orët e fundit, duke parë edhe humbjen e Juventusit me Interin.
“TuttoJuve”, uebsajti i profilizuar vetëm te lajmet për skuadrën bardhezi, përfundimi i sondazhit ka parë 58 për qind të votuesve që të mos besojnë te mbrojtja e fronit në Itali, ndërsa në adresën e gazetarit Masimo Pavan kanë qenë 60 për qind që nuk besonin më.
Justifikimi ishte ai që është analizuar gjatë gjithë këtyre ditëve, pikësëpari mungesa e futbollistëve të denjë në mesfushë, por edhe zgjedhja e një trajneri pa eksperiencë si Andrea Pirlo ndikonte sipas tifozëve.
Madje, në argumentet për trajnerin, ishin të shumtë ata që kërkonin rikthimin në stol të Maks Alegrit.