Skuadra e vogël nga një qytezë e Katalonisë, UD Cornella e ka dërguar Barcelonën në vazhdime në ndeshjen e raundit të 32 skuadrave më të mira të Kupës së Mbretit. Ndeshja ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0
Edhe Barcelona do të luajë dy shtesa nga 15 minuta kundër skuadrës së Cornellës.
90 minuta lojë në mes të këtyre dy skuadrave kanë përfunduar me rezultat të barabartë 0-0.
Pjesa e parë kaloi me dominim të Barcelonës. Madje skuadra katalunase kishte mundësi që të shënonte në minutën e 39-të nga penalltia por që atë e huqi Pjanic.
Edhe pjesa e dytë ishte më e dominuar nga Barcelona pasi që pati më shumë se 76 për qind posedimin e topit dhe bëri diku 11 tentime për gol dhe pati tri goditje në portë.
Edhe në pjesën e dytë Barcelona ka mundur të shënojë gol, nëse Dembele nuk do ta huqte penalltinë që u akordua për ta në minutën e 79-të.
Por, pavarësisht se kishin pak posedimin, skuadra e Cornellas arriti që të sulmojë nëntë herë Barcelonën dhe pati një goditje brenda kornizave të portës nga Neto.