Ish trajneri i Malishevës, Senad Alirifa, arrin marrëveshje me klubin e futbollit Rahoveci.
Edhe faqja e Rahovecit e bën të ditur lajmin, se Alirifa është trajner i ri i skuadrës së tyre.
“Klubi arrin marrëveshjen me trajnerin Senad Alirifa, duke u bazuar në përvojën e tij, synojmë inkuadrim në ligën e parë”, njofton faqja e KF Rahovecit.
Rahoveci është në Ligën e Dytë të Kosovës, ku renditet në pozitën e tretë me 32 pikë, tetë me pak se lideri Fushë Kosova dhe katër se Bashkimi, që mban pozitën e dytë.