Lazio arrin fitoren e 4 rradhazi në kampionat dhe suksesin e 5 rradhazi në total në të gjitha kompeticionet.
Skuadra e drejtuar nga Simone Inzagi mposhti me përmbysje Sasuolon me rezultatin 2:1 në stadiumin “Olimpico” të Romës.
Ishte Sasuolo e para që kaloi në avantazh me anë të Françesko Kaputos në minutën e 6′, shifrat i barazoi Sergej Milinkoviç-Saviç në minutën e 25′, dhe më pas përmbysja erdhi në minutën e 71′ me autor Çiro Imobilen.
Tek bardhekaltërit mungoi përsëri Thomas Strakosha i cili nuk bënte pjesë në këtë takim, dhe pak minuta kishte dhe për Vedat Muriqin i cili zëvendësoi Imobilen në minutën e 86′.
Me këtë fitore kryeqytetasit ngjiten në vendin e 7 të klasifikimit në kuotën e 34 pikëve.