Trajneri i AC Milanit, Stefano Pioli ka thënë se sulmuesi Zlatan Ibrahimovic ka kërkuar falje pas kartonit të kuq ndaj Interit.
Suedezi u ndëshkua me të kuq pasi mori dy karton të verdhë dhe pas largimit të tij, Interi e përmbysi rezultatin duke u kualifikuar tutje.
Pioli ka konfirmuar se Ibrahimovic kërkoi falje pasi përfundoi ndeshja.
“Zlatan kërkoi falje. Si kampion i madh që është”, tha ai.
Suspendimi në Kupën e Italisë nuk lejon që Ibrahimovic të mungojë në Seria A.