Shkodran Mustafi pritet të largohet nga Arsenali, pasi futbollisti shqiptar ka kërkuar ndërprerjen e kontratës.
Mbrojtësi i Kombëtares së Gjermanisë mund të largohet shumë lehtë gjatë këtij afati kalimtar.
Megjithatë trajneri i “Topçinjve” Mikel Arteta sot gjatë një konference tha se do të aranzhojë një bisedë me agjentin e Mustafit.
“Do të bisedoj me agjentin e tij. Do ta shohim se cila do të jetë mënyra më e mirë për ta mbyllur këtë dritare të transferimit”, ka thënë Arteta.
28-vjeçari ka shumë oferta nga vendet e ndryshme, por duket se Seria A do të jetë më e përshtatshme.
Kujtojmë se një kohë Shkodran Mustafi pati luajtur edhe për klubin e Sampdorias.