Portieri shqiptar vuajti nga konkurrenca

Futboll

Portieri shqiptar vuajti nga konkurrenca

Më: 29 janar 2021 Në ora: 11:59
Strakosha

Konkurrenca me Reina, koronavirusi, lëndime. Thomas Strakosha, portieri i Lazio, në pozicionin e titullarit për disa sezone, ka ndaluar. Një moment i keq për të. Tani ekziston edhe çështja e rinovimit mbi tryezë.

Kontrata do t’i skadojë më 2022, për momentin nuk është caktuar asnjë takim mes palëve. E ardhmja mbetet pezull. Këtë sezon për Strakoshën janë regjistruar gjithsej 8 paraqitje. Ai kurrë nuk ka luajtur kaq pak. Startoi si titullar në fillim të sezonit, pastaj u infektua me koronavirus dhe Reina përfundoi mes shtyllave.

Portieri shqiptar vuajti nga konkurrenca, nuk arriti ta bindë më trajnerin Inzaghi. Pastaj erdhi dëmtimi i muskujve në kofshë, tani edhe në gju.

Gjuri është fryrë nga një problem i kërcit, por gjithçka që nevojitet është pushimi, pa operacion. Ai do ta humbasë edhe ndeshjen tjetër, në Bergamo, pastaj të bashkohet përsëri me grupin nga java e ardhshme. Hierarkitë për të janë përmbysur te Lazio. Titullar është Reina, ai zëvendës. Dhe ka një kontratë që skadon më 2022, teksa tani për tani nuk ka ftesë për rinovim.

Duhej të ishte viti i “shenjtërimit” të tij përfundimtar në “vitrinën” e Champions, por nuk shkoi në atë mënyrë. Në fund të marsit ai do të mbushë 26 vjeç; tani është koha të mos dorëzohet dhe të kthehet në më të mirën e vet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat