Mirel Josa debutoi me fitore në stolin e Kukësit, teksa triumfuan me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Skënderbeut. Pas ndeshjes, trajneri u shpreh për “Gol pas Goli” se është i lumtur për fitoren, por tani duhet të shikojnë përpara.
“Unë jam i qeshur për faktin se skuadra fitoi, por nuk duhet te mbetemi këtu. Limajn e kam ndjekur edhe më përpara. Është një futbollist me cilësi. Sot kishim problem, nga krahët dhe menduam që të vendosim përpara një lojtar si Limaj, për të dhënë pasin e fundit dhe për të shtyrë para. Mua më pëlqen mënyra se si luan. Klubi ka pretendimet për Limajn dhe unë ato të miat. Ai ka pretendimet e tij karshi klubit.
E para, unë kam strategjinë time për ndërtimin e një skuadre. Kukësi i ka lojtarët cilësorë, ka pasur probleme, nuk është për fajin e trajnerit që ishte para meje, të cilin e kam shumë mik. Kjo mënyrë e vendosjes më pëlqen shumë. Lojtarët e mesfushës duhet të shfrytëszohen me mirë për ekipin.
Të vazhdojmë kështu, por nuk do të thotë se fituam ndeshjen sot dhe të harrohen problemet e së kaluarës. Duhet të përmirësohemi nga java në javë. Kështu më pëlqen ta vendos skuadrën, nëse do kem lojtarë më të shpejtë nga krahët mund të ndryshoj.
Titulli? As klubi nuk a kërkuar dhe as unë nuk kam luajtur mendsh. Kemi një Vllazni 13 pikë përpara. Unë e krahasoj me veten time kur isha te Skënderbeu dhe isha 9, 10, 13 pikë nuk mund të më arrinin. Mirë, Vllaznia gabon, pse ne nuk do gabojmë?! E kemi parë edhe Skënderbeun çfarë ka bërë para kësaj ndeshje, i ka marrë shumë pikë kundërshtarëve tonë. Unë kam ardhur edhe me Tiranën dy herë këtu dhe jam mundur, nuk i ngatërroj gjërat.”, tha Josa.