Pavarësisht synimeve të mëdha këtë edicion, Chelsea është larg kreut të tabelës në Premierligë.
"Të Kaltërit" e kanë të vështirë të mendojnë për titullin e kampionit, por ende kanë mundësi për kualifikim në Ligën e Kampionëve.
Sipas mediave angleze, presidenti Roman Abramoviq ua ka premtuar tifozëve një dhuratë të madhe.
"Manjati" rus ka premtuar tifozët se do ta sjellë Erling Haaland nëse skuadra kualifikohet në Ligën e Kampionëve.
Kështu, trajneri Thomas Tuchel e ka për detyrë ta arrijë këtë objektiv të klubit.
Aktualisht, Chelsea ndodhet shtatë pikë mbrapa vendit të katërt në tabelë, i cili siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.