Merkatoja e dimrit përgjithësisht shërben për të mbushur boshllëqet e krijuara për arsye të ndryshme gjatë pjesë së parë të sezonet, ndaj dhe lëvizjet janë të një profili jo shumë të lartë. Mungojnë përgjithësisht blerjet e shtrenjta, por ka klube që nuk ngurrojnë “të hapin thesin”, duke shpenzuar shifra të konsiderueshme. Për shkak të pandemisë, edhe çmimi i lojtarëve është më i ulët, megjithatë ko merkato janari tregojnë se klube të ndryshme nuk janë kursyer për të marrë elementët që kërkonin në treg.
Vendin e parë për blerjen më të shtrenjtë e mban West Hami, që shpenzoi plot 23.1 milionë euro për të blerë Said Benrahma nga Brentfordi, që militon në Championship. Goditjen e dytë më të shtrenjtë e ka bërë Ajaxi i Amsterdamit, që shpenzoi plot 22.5 milionë euro për të siguruar shërbimet e Sebastien Haller. Me gjigantin 26-vjeçar që u largua pikërisht nga West Hami, që ka bërë blerjen më të shtrenjtë.
Në pod (vendi i tretë) ngjitet edhe Mancheter United, që ka siguruar shërbimet e adoleshentit 18-vjeçar të Atalantës, Amad Diallo, për 21 milionë euro.
Një shumë të konsiderueshme shpenzoi edhe Leizpzigu për talentin hungarez, Szaboszlai, që u largua nga Salzburgu për 20 milionë euro.
Të njëjtën shumë shpenzoi edhe Monaco, për të marrë senegalezin Krepin Biatta nga Club Brugge, në Belgjikë.