Skuadra më e mirë shqiptare, Shkëndija nga Tetova, kampion vjeshtor në Maqedoninë e Veriut, sot ka zhvilluar ndeshje miqësore dhe që ishte një test i mirë.
Shkëndija u nda baras (1:1) me ekipin Kaysar nga Kazakistani, që u zhvillua në kuadër të përgatitjeve në Antalia.
Tetovarët kaluan në epërsi me golin e futbollistit Besart Ibraimit në minutën e 14-të dhe kazakët barazuan në minutën e 50-të.
Formacioni startues i Shkendijës për këtë ndeshje ishte Zahov, Murati, Neziri, Bejtulai, Paviq, Zejnulai, Dita, Chaka, Elezi, Doriev dhe Ibraimi.