Cagliari ka shtuar një tjetër lojtar në skuadrën e tyre pas mbylljes së afatit kalimtar të janarit, pasi agjenti i lirë
Kadwo Asamoah ka nënshkruar me skuadrën nga Sardenja.
Marrëveshja do të skadojë në fund të sezonit aktual dhe ai tashmë ka kaluar testet mjekësore të tij.
Mbrojtësi i majtë 32-vjeçar është nga Gana, por pothuajse të gjithë karrierën e tij e kaloi në Itali.
Klubet e mëparshme të Asamoah përfshijnë Torinon, Udinesen, Juventusin dhe së fundmi Interin.
Kontrata e tij u ndërpre me pëlqimin e ndërsjellë me “Nerazzurrët” më 5 tetor 2020.