Aro Muriq do të jetë portieri i parë i Willem II.
Trajneri Zhelko Petroviq e ka konfirmuar këtë lajm në pasditën e sotme.
“Ne u pajtuam për këtë. Kam pasur dy biseda me Jorn Brondeel. Ai e mori këtë me shumë profesionalizëm”, tregoi ai.
Willem II e ka huazuar portierin e Kosovës nga Manchester City, derisa Petroviq ka vetëm fjalë të mira për të.
“Ai është një talent shumë i madh”, tha ai.