Kambanat kishin nisur të binin për Vllazninë që pas dy barazimeve të marra së fundmi, ndërsa sot të vinte momenti kur kuqeblutë do të ngrinin flamurin e bardhë.
Shkodranët ishin duke fluturuar këtë sezon, por Shpëtim Duro i zbret sërish me këmbë në tokë. Vllaznia dhe Laçi kanëë dhuruar një sfidë të çmendur ditën e sotme, ku në fund 3 pikët i ka bërë të vetat skuadra kurbinase.
Bardhezinjtë këmbëngulën për golin gjatë 45 minutave të para, megjithëse për të tundur rrjetën duhet të prisnin minutën e 59.
Kirian Nuabueze nis festën për Laçin, por që do të shuhej shpejt nga Imeri, i cili vetëm pak minuta më vonë vendos përkohësisht baraspeshën.
Më pas ishte Dave Harmon ai që mposht portierin Zogoviç vetëm pak kohë pasi hyri në fushën e lojës, duke shtangur ekipin e Brdariç.
Vllaznia hidhet e gjitha përpara, ndërsa gjatë kundërsulmi të rrezikshëm Obanor mund t’i ndalë vetëm me karton të kuq.
Mbrojtësi nigerian lë skuadrën me 10 lojtarë në minutën e 79, por epërsia numerike nuk shfrytëzohet nga kuqeblutë për të dalë me pikë nga “Loro Boriçi”.