Trajneri i Bylisit Dovedan pavarsisht se skuadra e tij fitoi një 11-metërsh në ndeshjen ndaj Partizanit të cilin e shpërdoroi theksoi se arbitrat e kanë vjedhur shumë skuadrën ballshiote në këtë sezon dhe me veprimet e tyre nuk po e lënë të ringrihet.
“Gjërat do ndryshonin 100 për qind nëse do ta kishim shënuar penalltinë”.
Bylisi ka humbur pesë ndeshjet e fundit dhe normalisht kjo ndikon edhe në gjendjen psikologjike.
“Është e vërtetë që kemi një ngërç psikologjik, por na kanë vjedhur shumë edhe arbitrat. Kujtoni ndeshjen me Vllazninë, kur kishte faull te goli. Me vendimet e tyre nuk na lënë ta ngremë skuadrën në aspektin psikologjik”, tha mes të tjerash Dovedan.