Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Florent Hasani i ka dhënë fund aventurës me Diosgyorin në Hungari.
Sulmuesi vushtrrias u transferua te klubi hungarez në janarin e vitit 2018 nga Trepça ’89.
Në tri vitet e fundit, Hasani ka bërë 91 paraqitje në kampionatin hungarez ku ka realizuar dhjetë gola.
Zyrtarisht, Hasani ende nuk i takon ndonjë klubi. Por, sipas mediumit hungarez “Csakfoci.hu”, Hasani pritet të transferohet te klubi izraelit, Hapoel Kfar Saba”.
Ndryshe, Hasani me fanellën e Kosovës ka bërë tetë paraqitje.