Fatkeqësia në familjen e Kristi Vangjelit, teksa vetëm pak ditë më parë ndërroi jetë pas një sëmundjeje të rëndë vëllai i tij, Pavli, i ka prekur të gjithë në kampin bardheblu, por jo vetëm.
Që prej muajit dhjetor, mbrojtësi nuk është pranë ekipit, ndërkohë që pasi vëllai i ndërroi jetë, natyrisht që gjendja psikologjike e Kristit nuk është e mirë.
Duket se lojtari është i dyzuar për të vazhduar apo jo futbollin pas kësaj që ndodhi.
Në këto momente të vështira kanë qëndruar pranë tij lojtarët bardheblu dhe, nga sa mësohet, në bisedat që ata kanë bërë me Kristin, i kanë kërkuar të rikthehet në fushë për të harruar sadopak dhimbjen e madhe që la Pavli pas ndarjes nga jeta. Mbetet për t’u parë nëse Vangjeli do të rikthehet te Tirana.