Tirana-Kukësi ka një rekord më vete për Tiranën. Edhe pse tre sfidat do të luhen brenda 3 muajve, më e çuditshmja është që Tirana në të tria ndeshjet është paraqitur me një trajner të ndryshëm.
Në premierën e kampionatit ai që drejtoi bardheblutë ishte Emanuel Egbo. Skuadra bardheblu fitoi 2-0 në Korçë.
Në sfidën e dytë, nigeriano-shqiptari u largua, ndërsa në stol ishte Nevil Dede për bardheblutë. Ky i fundit mori një barazim. Të shtunën në drejtimin e Tiranës do të jetë një tjetër emër.
Orges Shehi, i cili është trajneri i tretë i bardhebluve brenda 101 ditëve kampionat. Luks, jo vetëm për Tiranën dhe kundërshtarin, por mbi të gjitha diçka e veçantë për kampionatin. Skuadrat tona kanë humbur stabilitetin dhe ndërrojnë tre trajnerë brenda dy fazave kampionat. Mirë apo keq, këtë do ta tregojnë rezultatet në fund të sezonit futbollistik.