Ballkani nga Theranda edhe përkundër mungesave, e “shkeli” me lojë dhe rezultat 3:0 Besën nga Peja.
Vendasit u përpoqën por nuk iu shkoi ndoresh asgjë me therandasit.
Ballkani ka pasur mungesë Mirlind Dakun dhe Mevlan Zekën, për shkak të kartonëve, ndërsa Meriton Korenica ishte i lënduar. Edvin Kuç (21') e Blendi Baftiu (43' e 44') shënuan për Ballkanin.
Skuadra nga Theranda renditet në vend të dytë me 41 pikë pas 19 jave në elitën e futbollit, ka tre me pak se lideri Drita dhe Besa është në vend të fundit të tabelës me 6 sosh.