Ronaldo shpreh mllefin dhe zemërimin

Futboll

Ronaldo shpreh mllefin dhe zemërimin

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 13:01
Ronaldo shpreh mllefin dhe zemërimin

Cristiano Ronaldo mbeti i mllefosur dhe tërbuar pasi kërkesat e tij për një penallti në çastet e fundit të humbjes së Juventusit kundër Portos u hodhën poshtë nga gjyqtari.

Juventusi u mposht 2:1 nga Porto në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve të mërkurën në Estadio do Dragao.

Në çastet e fundit të kohës shtesë, Ronaldo e ndali topin në zonë kur u pengua nga Zaidu dhe u rrëzua në tokë.

Për gjyqtarin spanjoll Carlos del Cerro Grande kontakti nuk ishte i mjaftueshëm sa për të dhënë penallti në këtë rast.

VAR-i nuk ndërhyu, po ashtu, pasi Grande e përfundoi ndeshjen.

Ronaldo e shprehu tërbimin e tij me gjyqtarin dhe u pa duke i bërtitur atij gjatë lojës dhe pas përfundimit të saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat