Juventus merr një tjetër goditje, dëmtohen 2 liderët e mbrojtjes!
Si të mos mjaftonte humbja ndaj Portos në sfidën e parë të fazës së 1/8-ave të UEFA Champions League, Andrea Pirlo bëhet me dhimbje koke edhe nga dëmtimet.
Klubi i Juventusit ka bërë me dije se Chiellini dhe Bonucci janë dëmtuar dhe do të qëndrojnë jashtë fushave për gati 2 javë. Kështu, dyshja e qendrës së mbrojtjes rrezikon të mungojë edhe në sfidën e kthimit ndaj Portos, që luhet pikërisht 2 javë më vonë.
Qendra e mbrojtjes në ndeshjet e ardhshme do t’i besohet De Ligt dhe Demiral, që luajtën së bashku për një pjesë loje ndaj Portos, por edhe në Kupën e Italisë ndaj Interit.