Milani ka barazuar me rezultat 2:2 me Cërvena Zvezdën nga Beogradi, në ndeshjen e vlefshme të 16-ës së finales së Europa League në futboll.
Skuadra e mirënjohur italiane kaloi në epërsi më rezultat 0:1 pikërisht në minutën e 42-të, me autogolin e Pankov.
Në minutën e 52-të, Kanga nga penalltia barazon rezultatin.
Pas 9 minutave (61’) sërish penallti, kësaj radhe për Milanin. Hernandez është i saktë dhe sërish në epërsi rossonerët.
Në minutën e fundit (90+3'), një pakujdesi e Milanit, Zvezda barazon përmes Pankov.
Milani beson e shpreson se në takimin e kthimit do të arrijë kualifikimin.