Mirlind Daku, shënuesi më i mirë në Kampionatin e Kosovës, vendosi derbin mes Ballkanit dhe Feronikelit.
Daku shënoi me kokë në minutën e 81-të pas harkimit të Ermal Krasniqit, duke i siguruar fitoren e madhe Ballkanit, me rezultat 1:0 kundër Feronikelit nga Drenasi, në takimin e javës së 20-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Daku udhëheq listën e shënuesve me 22 gola, ndërsa Ballkani merr kryesimin me 44 pikë në saje të goldallimit më të mirë se Drita.
Feronikeli është në vend të gjashtë me 24 sosh.
Superliga e Kosovës
Llapi-Gjilani 3:1
Ballkani-Feronikeli 1:0
Drita-Trepça '89 1:2
Drenica-Besa 0:0
Arbëria-Prishtina 0:4
Tabela
1. Ballkani 20 14 2 4 47:25 44
2. Drita 20 13 5 2 32:15 44
3. Prishtina 20 11 5 4 33:13 38
4. Gjilani 20 8 6 6 20:20 30
5. Trepça ’89 20 7 4 9 22:29 25
6. Feronikeli 20 5 9 5 23:18 28
7. Llapi 20 7 2 11 24:25 23
8. Arbëria 20 6 4 10 18:25 22
9. Drenica 20 5 5 10 12:28 20
10. Besa 20 1 4 15 13:46 7
Në javën e ardhshme takohen: Besa-Arbëria, Feronikeli-Drenica, Gjilani-Ballkani, Prishtina-Drita dhe Trepça '89-Llapi.