Leicester City si vendas turpërohet, duke u eliminuar nga skuadra çeke Slavia e Pragës.
Slavia ka shënuar fitore me rezultat 2:0 kundër Leicester Cityt, në takimin që u luajt në stadiumin "King Power" në Leicester.
Futbollistët Provod (49') e Sima (79') janë kreatorë të fitore, duke shokuar skuadrën angleze.
Sfida e parë ka përfunduar 0:0, kësisoj Slavia marshon në të tetën e finales së Europa League.