Nga Premier League, sfida e përzgjedhur për t’ u transmetuar në SuperSport është Manchester City – West Ham, që do të nisë në orën 13:30.
Vështirë që “Hammers” të ndalin vrullin e ekipit të Pep Guardiolës, që duket se nuk do të ketë rivalë për titullin kampion.
Transmetimet e ndeshjeve të Serisë A nisin në orën 15:00 me Spezia – Parma, për të vijuar me Bologna – Lazio në orën 18:00 e për të kulmuar me Verona – Juventus në 20:45.
Për bardhezinjtë suksesi në “Bentegodi” është detyrim, nëse nuk duan të humbin më shumë terren nga Interi, që kryeson me tetë pikë më shumë.