Sulmuesi shqiptar Lutfi Bilalli sërish shënoi gol për Bardejovin, që barazoi 2:2 në terren të vet ndaj Puchov, në kuadrin e javës së 18-të në ligën e dytë të Sllovakisë, shkruan News-TV.
28-vjeçari formën e shkëlqyeshme dhe serinë e golave e demonstroi edhe dje në duelin kundër Puchov.
Në klubin e tij të ri të gjithë janë të lumtur, ndërsa vet “Luta” ka arsye për të qenë i lumtur.
Bilalli shënoi gol në minutën e 58-të për avantazhin prej 2-1, por që në fund nuk mjaftoi për tre pikë, pasi mysafirët pas tetë minutave barazuan në 2-2, duke ia prishë disponimin atij. Me këtë rezultat përfundoi ndeshja.
Ky ishte goli i tretë për sulmuesin gostivaras në tre ndeshje të tija.
Partizan Bardejov renditet në pozitën e 11-të me 19-të pikë.