Pas dy humbjeve dhe një barazimi, skuadra e Willem II është rikthyer te fitorja në Eredivisie.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të, Willem II ka shënuar fitore të pastër 0:2 në udhëtim Sparta Rotterdam.
Te Willem II titullar edhe kësaj radhe ishte portieri i Kosovës, Arijanet Muriç, i cili zhvilloi tërë ndeshjen.
Vlen të theksohet se për gardianin e “Dardanëve” ishte kjo ndeshja e katërt radhazi që luajti nga fillimi.
Ndryshe, Willem II tani ka 17 pikë dhe renditet në pozitën e 16-të.