Skuadra e Prishtinës ka fituar ndaj Llapit me rezultatin 2-0 në kryendeshjen e xhiros së fundit të Superligës së Kosovës.
Megjithatë kishte një rast të diskutueshëm, ku Kastriot Selmani u faulua në zonë – ku nuk u akordua penallti nga gjyqtari Mervan Bejtullahu.
Trajneri i njohur, Ismet Munishi mendon se rasti në fjalë ishte penallti dhe Bejtuallhu ka gabuar.
“Kjo është penallti e pastër, nëse kjo nuk është penallti aty s’di”, tha Ismet Munishi.