Liverpool ka fituar ndeshjen e dytë ndaj RB Leipzig në të 16-tën e finales në kuadër të Ligës së Kampionëve, me rezultat 2-0.
Rezultati i përgjithshëm i ndeshjes ishte 4-0, pasi edhe në ndeshjen e pare The Reds kishin shënuar dy gola.
“Ne krijuam shumë raste”, ka thënë Jurgen Klopp për BT Sports pas ndeshjes.
“Ne kishim shumë raste në pjesën e parë por nuk arritëm të shënonim. I përgëzoj Leipzigun për lojën shumë të mirë, janë të fuqishëm kur u mbrojtën shumë mirë. Kompliment i madh për ta”, vazhdoi ai.
“Duhet të ndryshonim strategjinë tonë të Premierligës. Djemtë u kënaqën në këtë ndeshje, gjë që është e rëndësishme”, përfundoi Klopp.
Deri tani, Liverpool, PSG, Borussia Dortmund dhe Porto janë klubet të cilat kanë garantuar një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.