Ibrahimoviç kundër Kosovës, një kërcënim...

Futboll

Ibrahimoviç kundër Kosovës, një kërcënim...

Më: 16 mars 2021 Në ora: 11:18
Ibrahimoviç kundër Kosovës, emri i tij në listën...

Kosova duhet të bëjë llogaritë me Zlatan Ibrahimoviçin në fushën për sfidën me Suedinë, më 28 mars, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit.

Mediet suedeze shkruajnë se sulmuesi i Milanit është përfshirë në listën paraprake të trajnerit Jan Andersson për sfidat e fundit të muajit, ku përfshihet edhe përplasja me “Dardanët”.

Hera e fundit kur suedezi veshi fanellën e përfaqësueses nordike ishte më 22 qershor 2016 gjatë finaleve të Europianit “Francë 2016”, në humbjen ndaj Belgjikës. Në total Zlatani ka luajtur 116 ndeshje me kombëtares dhe ka shënuar 62 gola.

Ibrahimoviç synon të marrë pjesë për herë të pestë në karrierë në finalet e Europianit, me Suedinë që është shortuar në të njëjtin grup me Spanjën, Poloninë dhe Sllovakinë, por edhe në “Katar 2022”, që për herë të parë në histori dp të zhvillohet në dimër, nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat