Alexander Nubel ka kërkuar largimin nga Bayerni i Munihut.
Eklipsimi i 24-vjeçarit nga Manuel Neuer, i cili është titullar i padiskutueshëm mes shtyllave të Bayernit, ka bërë që ish-portieri i Schalke 04 t’u kërkojë drejtuesve largimin nga skuadra.
Shtëpia e re e Nubel mund të jetë Monaco, që drejtohet nga ish-trajneri i gjermanëve, Niko Kovac. Është pikërisht Kovac ai që e kërkon futbollistin të transferohet në Ligue 1.
Sipas raportimeve të medieve, Bayerni mund ta lëshojë Nubel vetëm në formë huazimi pa të drejtë blerjeje, pasi ai konsiderohet pasuesi i 34-vjeçarit Neuer.