Ndeshja me Kosovën, deklaratë interesante e selektorit të Suedisë

Futboll

Ndeshja me Kosovën, deklaratë interesante e selektorit të Suedisë

Më: 16 mars 2021 Në ora: 14:53
Ndeshja me Kosovën, deklaratë interesante e selektorit të Suedisë

Pas publikimit të listës së lojtarëve, trajneri i Suedisë, Janne Andersson ka folur për skuadrat që do të përballet gjatë këtij muaji, duke i cilësuar si mjaft të forta.

Kombëtarja e Kosovës e pret në shtëpi ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen parakualifikuese për Kupën e Botës ‘Katari 2022’.

Andersson gjatë konferencës për shtyp dha një vlerësim ta madh për ekipin ‘Dardan’.

“Edhe Kosova dhe Gjeorgjia kanë shumë lojtarë të mirë dhe janë të aftë teknikisht.

Ne u takuam me Kosovën gjatë turneut në janar të 2019 dhe e dimë që është ekip i aftë edhe pse nuk e kishin ekipin më të mirë atë kohë. Si zakonisht ne duhet të kujdesemi në përgatitjet tona dhe të bëjmë paraqitje të mira, dhe sigurisht se e duam kualifikimin”, ka thënë Andersson.

Suedia udhëton për në Prishtinë më 27 mars, kurse ndeshjen do ta zhvilloj më datën 28 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat