Futbollisti i Istogut, Egzon Kurteshi, ndër me të merituarit që Istogu avancoi në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, tha se e merituan kualifikimin.
Kurteshi realizoi gol në kohën e rregullt, kur ndeshja përfundoi baras (1:1) me A&N nga Prizreni, por as pas vazhdimet dy herë nga 15 minuta nuk sollën fitues, istogasit me penallti fituan me 7:6 dhe kualifikohen.
“Duke e marr parasysh çfarë lojëra kemi bë, dy ekipet e Superligës i kemi eliminuar dhe një të ligës së parë, me plot meritë jemi në gjysmëfinale”, tha Kurteshi për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Ku ishin përparësitë e ekipi, çfarë e veçojë?
“Angazhimi maksimal dhe disiplina në lojë”, përgjigjet Kurteshi.
Kurteshi herë luan mbrojtës i krahut edhe herë sulmues i krahut, ashtu si e kërkon nevoja, thotë në fund, se për rival e do Dukagjinin në gjysmëfinale, me synime që në finalen e madhe të jetë një ekip e Superligës dhe një e ligës së parë.
Kurteshi për tri ndeshje ka realizuar 4 gola, duke treguar efikasitet dhe i ka dhënë zemër skuadrës së tij.