Kumbulla: Në fillim kisha vështirësi

Futboll

Kumbulla: Në fillim kisha vështirësi

Më: 20 mars 2021 Në ora: 11:40
Kumbulla

Marash Kumbulla ka ditur të tregojë veten edhe në një skuadër të nivelit të lartë si Roma, mirëpo për mbrojtësin e kombëtares nuk ka qenë aspak i lehtë ambientimi.

Në një intervistë të fundit, 20-vjeçari shprehet se Roma ishte një botë tjetër, ndërsa shton se ai tashmë ka si objektiv të bëhet një nga më të mirët e skuadrës.

“Në fillim kisha vëëhtirësi, qyteti është i madh. Edhe në Verona unë nuk jetoja në qendër, por në periferi. Ishte e gjitha një bitë tjetër. Eksperienca e parë larg shtëpisë, hera e parë që ndryshoja skuadër.

Ishte e komplikuar në fillim, por tani ndihem si në shtëpi. Fonseka më ka bërë të rritem në përzgjedhjen e pozicionit. Nuk ka ndryshime shumë në aspektin mbrojtës, me Juriç mbroja një për një, ndërsa me Fonsekën vetëm në disa zona të fushës luajmë aahtu.

Unë jam i ri dhe kërkoj të jap maksimumin duke e ditur se mund të përmirësohem. Një nga ëndrrat e mia më të mëdha është që të bëhem një nga lojtarët më të mirë të Romës dhe ta ndihmojë të fitojë diçka”, u shpreh Kumbulla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat