Trajneri i Bylisit, Veljko Dovedan, është shfaqur i lumtur për fitoren ndaj Kukësit me rezultatin 2:1.
Për “Gol pas Goli”, trajneri i ballshiotëve, është shprehur se nuk është i shqetësuar për arbitrat, teksa është shprehur më tej, se pavarësisht kushteve të rëndësishme ditën e sotme, tha se fitorja është shumë e rëndësishme.
“Ishte një fushë e vështirë, por më të rëndësishme janë 3 pikët, këto na ndihmojnë për moralin.
Shqetësim për arbitrat? Jo nuk jam i shqetësuar dhe nuk kam probleme me arbitrimin. Për çfarë të flas. Të gjithë e shikojmë në TV. Nuk çfarë të them.”, tha Dovedan.