Vitesse dhe Willem II kanë ndarë pikët në javën e 27-të kampionale në Eredivisie.
Dy skuadrat elitare në Holandë kanë barazuar 0:0 në një ndeshje të dominuar nga vendasit.
Aro Muriq, portieri i Përfaqësueses së Kosovës dhe Willem II ka luajtur për gjatë gjithë ndeshjes duke e mbajtur portën e paprekur.
Kundërshtar për gjatë 90 minutave e kishte sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Armando Brojën që nuk arriti të shënonte.
Vitesse vazhdon luftën për vendet e para në tabelë me 52 pikë në pozitën e katërt.
Willem II është i 15-ti me 22 pikë gjithsej.