Mesfushori i Manchester Unitedit, Fred ka qenë cak i ofendimeve në bazë racore pas humbjes ndaj Leicester Cityt.
“Djajtë e Kuq” u mposhtën me rezultat 3 – 1 nga Leicesteri, duke u eliminuar nga FA Cup.
Fred bëri një gabim trashanik te goli i parë, që ndikoi që Leicester të realizoi golin e parë në ndeshje.
Sipas Telegraph, pas ndeshjes braziliani u ofendua nga tifozët në bazë racore se bashku me Anthony Martial dhe Axel Tuanzebe.
Mirëpo, deri me tani, Unitedi nuk ka dalë me ndonjë komunikatë zyrtare.