Mesfushori i Manchester Unitedit, Fred, ka përjetuar abuzim racial në rrjetet sociale të dielën, pasi skuadra e tij u eliminua nga FA Cup.
Braziliani 28-vjeçar ia fali topin kundërshtarit te goli i parë i Leicester City në humbjen e Unitedit 3:1 në çerekfinale.
Pas ndeshjes, llogaria e tij në Instagram u bë cak i abuzimeve nga tifozët, me disa prej tyre që e abuzuan në bazë të racës.
Përfaqësuesi i Brazilit është njëri prej disa lojtarëve të Unitedit që kanë qenë subjekt i abuzimit në javët e fundit.
Në mesin e tyre edhe Marcus Rashford, Anthony Martial dhe Axel Tuanzebe.
Manchester Unitedi i ka dënuar abuzimet drejtuar lojtarëve të vet, duke i quajtur “idiotë të pamend” abuzuesit.