Donaruma nuk rinovon kontratën dhe tremb Milanin, kuqezinjtë “hedhin” sytë drejt Francës!
Xhixhi Donarumas këtë vit i skadon kontrata me Milanin dhe sipas mediave italiane, nuk është gjetur gjuha e përbashkët për rinovimin e kontratës me kuqezinjtë.
Shkak është bërë pretendimi që ka agjenti i gardianit, Mino Raiola, për rritjen e pagës, ku kërkon një pagë deri në 10 milion euro në vit.
Për këtë arsye Milani ka hedhur sytë nga Franca, ku po ndjek me vëmendje portierin e Lilës, Mike Maignan.