Kosova sonte me fillim nga ora 20:45 zhvillon duelin e rëndësishëm me Suedinë në “Fadil Vokrri”.
Për “Dardanët” kjo është ndeshja e parë në Grupin B të eleminatoreve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, shkruan Gazeta Olle.
Suedia vjen në Prishtinë pas fitores minimale 1-0 në ndeshjen e parë me Gjeorgjinë.
Sa i përket takimeve të ndërsjella, dy kombëtaret janë takuar vetëm një herë mes vete, një miqësore në janar të 2020.
Suedia e kishte mposhtur Kosovën me rezultat minimal 1-0.
“Dardanët” ishin paraqitur me këta lojtar në fushë: Bekaj, Kastrati, Aliti, Bekteshi, Thaçi, Loshaj, Shala, Bytyqi, Ibrahimaj, Rashani, Kastrati.
Vlen të theksohet se përkundër humbjes, statistikat e Kosovës ishin shumë më të mira, duke pasur plot 13 goditje drejt portës, kundrejt vetëm pesë të kundërshtarit.