Mesfushorit të Liverpoolit, Georginio Wijnaldum i është ofruar kontratë trevjeçare te Barcelona.
Holandezit i skadon kontrata në fund të edicionit dhe gjasat që të largohen janë të mëdha.
Sipas Mundo Deportivo, Wijnaldum ka pranuar ofertë kontratën trevjeçare me vlerë 8 milionë euro për sezon, pra në total 24 milionë euro.
Nga ana tjetër, lojtari ka luajtur nën urdhrat e Koemanit te Holanda, andaj nëse vendos të largohet ndoshta do ta këtë më të lehtë përshtatjen.
Sidoqoftë, Klopp është duke provuar ta bind holandezin të nënshkruajë rinovimin me “Reds”.