Mesfushori i Italisë dhe i Interit, Stefano Sensi, foli për “Rai Sport” lidhur me golin e realizuar në fitoren 2-0 kundër Lituanisë mbrëmjen e djeshme, në ndeshjen e vlefshme për fazën kualifikuese të Botërorit “Katar 2022”.
I rikthyer në lojë pas disa kohësh në marzhe si pasojë e një lodhjeje muskulore të pësuar në shkurt, është shprehur i lumtur për realizimin:
“Punoj për këtë arsye, ndeshjet me kombëtaren më janë nevojitur si psikologjikisht po ashtu edhe fizikisht, dua të jem gjithmonë gati dhe i disponueshëm. Çfarë më tha Mançini në pushim? Na ulëriti dhe na dha udhëzime për të nisur mirë pjesën e dytë.
Po kryeja nxehjen dhe nuk dëgjova gjithçka. Fusha sintetike ndër të tjera krijoi problemet e saj, topi ndalej. Mendoj, megjithatë që gabimi që kemi kryer ka qenë në lëvizje. Jemi të lumtur për reagimin që kemi pasur në pjesën e dytë”.
Situata po shkon mirë si tek Interi po ashtu edhe në kombëtare: “Kemi një objektiv të madh në klube dhe këtu në kombëtare kemi regjistruar fitore të rëndësishme. Shpresoj të vazhdoj në këtë mënyrë me Italinë dhe me Interin”.