Alvaro Morata e di këtë. Ai ka hyrë në një faze, në të cilën duhet të sigurojë qëndrimin me bardhezinjtë.
Sulmuesi spanjoll u mirëprit nga presidenti Andrea Agnelli 23 shtatorin e kaluar, por eliminimi i hershëm nga Champions-i dhe shanset minimale për të mbrojtur kurorën e titullit në Itali, e ka bërë situatën të nderë.
Tashmë, me pak fjalë, Juventusi po luan të kapë zonën Champions, ndërsa sulmuesi iberik për qëndrimin te bardhezinjtë. Probabilitetet e ndodhjes së opsionit të dytë janë të lidhura ngushtë (nëse jo të pazgjidhshme) me opsionin e parë.
Në terma konkretë: në pjesën e fundit të sezonit, Morata duhet të përpiqet të kapë nivelet e tij të performancës në fillimit të sezonit. Një paraqitje e mirë ndaj Torinos – në thelb me gola – mund / duhet të jetë një hap i parë i rëndësishëm drejt një zgjimi personal dhe të përgjithshëm.
Ka diçka paradoksale në këtë rifillim të garave vendore, pas pushimit për ekipet kombëtare. Dhe, ç’është më e keqja, pas disfatës së papritur të bardhezinjve kundër Beneventos, ata u dorëzuan praktikisht, nëse jo aritmetikisht, për ta mbrojtur kurorën e kampionit. Të paktën shpresat e kthimit në garë, si kundërshtarë të akredituar anti-Inter, janë venitur maksimalisht.