Real Madridi arkëton tre pikë të mëdha në luftë për titullin e kampionit.
Madrilenët si vendas e mposhtën me rezultat 2:0 Eibarin, në takimin e javës së 29-të.
Reali ka tre pikë me pak se lideri Atletico Madridi, por kjo e fundit ka një takim me pak të zhvilluar.
Asensio (41') e Benzema (73') shënuan për fitoren e Realit.
Atletico kryeson renditjen me 66 pikë, ka tre më shumë se Reali dhe Eibar zë pozitën e 19-të me 23 sosh.