Në dyshim

Futboll

Në dyshim

Më: 4 prill 2021 Në ora: 11:44
Në dyshim

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique mund të mungojë në ndeshjen ndaj Real Madridit në La Liga.

Shërimi i Pique nuk po shkon aq shpejt sa ishte planifikuar në ditët e fundit dhe kjo ka alarmuar klubin katalunas.

Ai ende nuk ka qenë në gjendje të përfundojë një sesion të plotë me grupin.

Ndeshja “El Clasico” zhvillohet të shtunën dhe do të jetë përcaktuese për titullin kampion.

Prej ndeshjes gjysmëfinale në Copa Del Rey ndaj Sevillas, Gerard Pique nuk është paraqitur më për Barcelonën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat